Art & Kulturë

Disa mënyra se si të zgjasni flokët tuaj sa më shpejt

Për disa vajza është mjaft e vështirë që flokët e tyre të rriten, ndaj ndonjëherë ato ndalojnë të kujdesen për to. Megjithatë, më poshtë po ju tregojmë disa këshilla që nëse i zbatoni, do të sjellin rritjen e shpejtë dhe të shëndetshme të flokëve tuaj.

Balanconi dietën tuaj ushqimore – Parukieri i VIP-ave të Hollywood-it, Julien Farel, thotë se një dietë ushqimore që bazohet në proteina, ushqen dhe rrit flokët. Kështu, ju mund të konsmunoni salmon, bajame ose suplemente ushqimorë, të cilët ju rrisin flokun, e bëjnë atë më të fortë dhe heqin dëmtimet e ndryshme.

Reduktoni përdorim e pjastrës – Sigurisht që të gjithë e kanë dëgjuar shpeshherë frazën “Mos e përdor pjastrën se do të digjet floku” dhe në fakt është shumë e vërtetë! Parukierët dhe ekspertët rekomandojnë përdorimin vetëm 3 herë në javë të pjastrës apo marshit.

Konsumoni vitamina dhe shampo që ushqejnë flokun tuaj– Përpiquni që të aplikoni në flokë produkte që janë të përbëra nga vitamina C, biotin dhe përbërës të tjerë që janë posaçërisht për mirëmbajtjen e flokut.

Reduktoni nivelin e stresit – A e dinit se stresi ndikon drejtpërdrejt tek cilësia e flokëve tuaj? Kur dikush është i stresuar, trupi i tij prodhon më shumë kortizol dhe ky i fundit çon në daljen e akneve, inflamacioneve në lëkurë dhe në dëmtime të flokëve. Përpiquni të qëndroni të qetë- Mendoni ta çlironi stresin në palestër, joga apo merruni me meditim.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).