Këngëtarja e famshme, Adelina Ismaili, ishte e ftuara speciale e natës së dytë të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Ajo u ngjit në skenën e këtij festivali, ku ka qenë konkurrente vite më parë, për të rrëfyer emocionet dhe të rejat më të fundit nga jeta e saj personale.
“Të jem pjesë e kësaj madhështie është një rilindje për mua. Unë jam fëmijë i festivaleve, kam filluar qysh gjashtë vjeçare në festivale”, është shprehur ajo gjatë bisedës me moderatorin e festivalit, Adi Krastën.
Megjithatë, momenti më i bukur që u mirëprit nga publiku me duartrokitje të pafundme, ishte kur Adelina risolli në skenë performancën e saj të këngës “Zemrën Nuk Ta Fal”, me të cilën ka konkurruar vite më parë në Festivalin e Këngës në RTSH.
Performanca e saj në Edicionin e 56-të të Këngës:
https://www.youtube.com/watch?v=QdtQ1UBZ3M8
Performanca e saj në Edicionin e 35-të të Festivalit të Këngës në RTSH:
https://www.youtube.com/watch?time_continue=5&v=_S9jaoeMpe4