Art & Kulturë

Çfarë vere të porosisni në restorant

Vera është një pije shumë e dashur dhe që e bën më të ëmbël bisedën mes miqsh. Por që të shijohet më mirë duhet të kemi parasysh që ta zgjedhim verën në mënyrën më të përshtatshme dhe që na përshtatet më tepër. Më poshtë janë 5 gjëra, që nuk duhet t’i bëni kurrë kur porosisni verë në restorant.

Mos porosisni verë shtëpie

Edhe nëse jeni në vende kur vera rrjedh si ujë, mos porosisni verë shtëpie. Zakonisht, çmimi i një gote vere të tillë është ai që restoranit paguan për të gjithë shishen.

Mos porosisni shishen e verës të dytë më të lirë në menu

Ju mendoni se në këtë mënyrë bëni një zgjedhje të mirë. Por kini kujdes! Restorantet e planifikojnë diçka të tillë duke e rritur çmimin e shisheve të tilla të verës më shumë nga të gjithë llojet e tjerë edhe deri në 400 përqind! Nëse kostoja dhe shpenzimet janë shqetësimi juaj, porosisni më mirë verën më të lirë.

Injoroni emrat e markave

E sigurt që të gjithë i duam ato që janë marka, por ato janë shumë të shtrenjta në restorante. Është më mirë që të konsultoheni me banakierin, kamarierin apo somelierin për diçka tjetër me shije të ngjashme dhe që të mos jetë markë e njohur.

Mos i merrni erë tapës

Është një mit që t’i marrësh erë tapës është mënyra më e mirë për të kuptuar nëse një shishe verë është e mirë apo e keqe. Më mirë hidhni pak verë në gotë. Nëse ka aromë të ngjashme me ndonjë frut apo pak të plumbtë është e mirë. Nëse vëreni se ka shije uthulle ose vjen erë myk, më mirë porosisni verë tjetër.

Nuk ka asgjë të keqe nëse nuk dini t’i shqiptoni emrat e verërave

Edhe pse mund ta njihni shumë mirë verën dhe kulturën e të pirit verë nuk është e thënë që të dini të shqiptoni çdo lloj emri vere. Kur kamarieri vjen t’iu marrë porosinë është shumë në rregull të porosisni thjesht duke shenjuar me gisht në menu llojin e verës që dëshironi.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).