Ç’sheh, është zot’i vërtetë, Ç’dëgjon, është zër’i tija, Gjithë ç’ka e s’ka në jetë, Eshtë vetë perëndia. Mos shiko valëtë p’anë, Mos të gënjenjë rremeti, Të tëra një burim kanë, Gjithë ngrihen pej një deti. Në det të math e të gjërë Çdo valë që të sheh syri, Atje është deti tërë, Po valëtë mirë […]