Ekspozitë Arti “Habitat dhe hapësirat ndërmjet”

“Bujtina e Gjelit” ka kënaqesine t’ju ftojë të zbuloni punimet e veçanta dhe botën e mrekullueshme krijuese të artistit Dastid Miluka. Krijimet e tij eksplorojnë një teatër njerëzish dhe vendesh imagjinare, të cilat bashkëjetojnë në harmoni të plotë me njëra-tjetrën. Ekspozita do të qëndrojë e hapur përgjatë gjithë muajit shtator për të mirëpritur vizitorët çdo […]

Dy ekspozita tek Muzeu Historik Kombëtar. Ja për çfarë bëjnë fjalë

“Shpirti Arbëresh në veshje” një ekspozitë e veçantë ku pasqyrohen shtatë shpërnguljet e shqiptarëve, sipas periudhave të caktuara, si edhe veshjet tradicionale të kësaj zone, ku akoma ruhen tradita, gjuha dhe identiteti kulturor i arbëreshëve. Si edhe, ekspozita “Jeta përmes kujtimeve” të cilën e hapëm sot në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore […]

Shqipëria e viteve ’90

Fotografi, antropologu, albanologu dhe studiuesi austriak Robert Pichler është rikthyer në Shqipëri me një ekspozitë të rrallë fotografie. Në Gjirokastër, në muzeun Kadare, ai ndau me publikun imazhe të forta të jetës në fillimin e viteve në ‘90 kohë kur sapo ishte përmbysur regjimi komunist dhe tranzicioni reflektonte një kaos social gjithandej. Gjirokastra, Kurveleshi, fshatrat […]

Tre studentë kosovarë pjesë e ekspozitës “Beyond Peace 2018 DMZ Art & Design” në Kore të Jugut

Tre studentët nga universiteti “Kosovo Art Academy” kanë arritur të bëhen pjesë e ekspozitës “Beyond Peace 2018 DMZ Art & Design” në Kore të Jugut duke përfaqësuar artin kosovar me punimet e tyre. Artistja Fazile Berisha, ka aplikuar me dy posterë të temës ekologjike të titulluar “Hazardous Field” dhe “Hazardous Planet”. Studenti Bajram Sylejmani, ka […]

Nesër hapet ekspozita “Fushata e Pajtimit të Gjaqeve 1990-1991”

Iniciativa për Histori Gojore përmes një njoftimi për media bën të ditur se nesër, në Pejë, hap ekspozitën “Fushata e Pajtimit të Gjaqeve”. Ekspozita vjen si përmbyllje e hulumtimit dyvjeçar të këtij zhvillimi nga Iniciativa. Hulumtimi është fokusuar në ngjarje dhe kujtime të treguara nga protagonistë të fushatës, ish të rinj të burgosur politikë, klerikë […]

Visar Mulliqi sjell ekspozitën ‘100% Original’

Artisti Visar Mulliqi do të hapë ekspozitën e tij të radhës në Galerinë e Fakultetit të Arteve. Ekspozita e titulluar “100% Original” është kuruar nga Zeni Ballazhi. “Pikturat e Visar Mulliqit plotësojnë lidhshmërinë tek njëra-tjetra, sigurojnë një dimension ekspresionist,e që ngrit shikueshmërinë dhe kënaqësinë tek publiku. Këto piktura për nga vlerat e tyre, justifikojnë plotësisht […]

Piktori Demush Avdimetaj me ekspozitë në Galerinë e Ministrisë së Kulturës

Më 19 prill, në ora 19:00, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës bëhet hapja e ekspozitës “Simbiozë e Artit Klasik dhe Modern” të piktorit Demush Avdimetaj. ekspozita përmban tridhjetë (30) punime, vepra pamore – vizatime dhe piktura të realizuara në teknikat akrilik në pëlhurë, akrilik në letër, teknikë e kombinuar, etj. të cilat paraqesin elemente […]

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).