Më 19 prill, në ora 19:00, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës bëhet hapja e ekspozitës “Simbiozë e Artit Klasik dhe Modern” të piktorit Demush Avdimetaj.
ekspozita përmban tridhjetë (30) punime, vepra pamore – vizatime dhe piktura të realizuara në teknikat akrilik në pëlhurë, akrilik në letër, teknikë e kombinuar, etj. të cilat paraqesin elemente reale dhe të imagjinuar poetike, me kontura vizatimore grafike, piktoreske e skulpturore.