“Bujtina e Gjelit” ka kënaqesine t’ju ftojë të zbuloni punimet e veçanta dhe botën e mrekullueshme krijuese të artistit Dastid Miluka.
Krijimet e tij eksplorojnë një teatër njerëzish dhe vendesh imagjinare, të cilat bashkëjetojnë në harmoni të plotë me njëra-tjetrën.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur përgjatë gjithë muajit shtator për të mirëpritur vizitorët çdo ditë të javës. *Hyrja e lirë*
*Punimet janë në shitje sipas çmimeve përkatëse.