Art & Kulturë

Byrek trekëndësh me gjizë e kopër

Kjo recetë është ideuar dhe gatuar nga Zonja Vjollca. Hidhini një sy dhe mos nguroni ta përgatisni.
Zonja Vjollca gatuan çdo ditë në emisionin Rreze Dielli nga ora 08:45-10:00.

Ndërkohë ju shijoni recetën që ne jua sjellim më poshtë: 

Përbërësit:

Brumi:

  • 400 gr miell
  • 200 ml ujë
  • 1 lugë kafe kripë
  • 1 lugë gjelle vaj

Mbushja:

  • 500 gr gjizë
  • 2 tufa kopër
  • 1 vezë
  • 2 lugë gjelle gjalp
  • Vaj për spërkatje

Përgatitja:

  • Bashkojmë në një tas miell, kripë, vaj dhe ujë të vakët. Zëmë brumin jo shumë të fortë dhe e punojmë deri sa po ta presim me thikë, të mos ngjitet në të. E mbulojmë dhe e lëmë të vijë për 15 minuta. Më pas e ndajmë në kulaçë të vegjël dhe i mbulojmë përsëri kulaçët për 10-15 minuta.
  • Ndërkohë koprën e kemi larë, tharë dhe e presim hollë. Në tasin me gjizë shtojmë 1 kokërr vezë , e rregullojmë shijen me kripë , gjalp të shkrirë e vaj ulliri, e më pas shtojmë koprën. E përziejmë mirë dhe e lëmë mbushjen mënjanë.
  • Hapim kulaçkat 3 e nga 3 në një rreze 15-20 cm dhe i bashkojmë ato me njëra-tjetrën me pak vaj, më pas i hapim në një petë të vetme. Pasi petën e kemi hapur mirë, e presim atë në shirita me gjatësi 8 ose 10 cm.
  • Shpërndajmë pak gjizë me kopër ( jo shumë trashë) në gjysmën e petës dhe palosim petën, duke filluar me cepin. E barazaojmë me petën nga e djathta në të majtë duke formuar një trekëndësh. Lyejmë një tepsi me yndyrë dhe vendosim trekëndëshat.
  • Kështu vazhdojmë me të gjithë kulaçkat që kemi bërë. Pra i bashkojmë nga 3 petë të hapura sa një pjatë e vogël. I lyejmë me vaj, i bashkojmë dhe pasi bashkojmë i pudrosim me miell. Hapim petën, e presim, e mbushim atë dhe formojmë byreçkat trekëndësh të cilat i mbushim me ç’të dëshirojmë gjizë apo spinaq.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).