Art & Kulturë

Shqipëria vendi i vogël me zemër të madhe

Gazeta më e madhe e Pakistanit në gjuhën angleze ”The Express Tribune” rendit pesë vendet me shumicë myslimane, që nuk duhen humbur së vizituari.

Sipas kësaj gazete, Shqipëria ndodhet në pesë vendet kryesore që përbëjnë trend në destinacionet turistike për këtë vit.

“Një sekret i jashtëzakonshëm ballkanik i ruajtur më së miri, Shqipëria ka një pafundësi atraksionesh natyrore që duket se duhet të jenë në listën e çdo blogeri udhëtimesh. Çdo gjë, që nga malet me kurora dëbore, te plazhet e kristalta dhe një trashëgimi të fortë islame në zemër të kryeqytetit të saj kozmopolit”, shkruan “The Express Tribune”.

“Por, jo vetëm kjo, pasi Shqipëria ka një histori të shquar mikpritjeje. Le të mos harrojmë faktin që shqiptarët mbrojtën hebrenjtë gjatë Holokaustit nazist dhe të gjithë ata arritën të mbijetonin në Shqipëri”, shton gazeta.

“Riviera shqiptare. Mendoni plazhe me rërë me ujëra blu në jeshile, rrugë të gurta dhe lule kudo. Plazhet më të mira për t’u vizituar janë Dhërmiu, Drimadhe, Vuno, Qeparo dhe qyteti bregdetar i Himarës”, përfundon gazeta më e madhe e Pakistanit në gjuhën angleze ”The Express Tribune”.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).