Art & Kulturë

Blackberry padit Facebook, Instagramin dhe WhatsApp

BlackBerry ka firmosur një padi ndaj Facebook-ut me arsyetimin se rrjeti social ka vjedhur teknologjinë e mesazhimit të kësaj kompanie për platformat e tij si WhatsApp dhe Facebook Messenger.

Dikur e famshme për prodhimin e smartphone-ve, BlackBerry ka kryesuar gjithashtu tregun në prodhimin e teknologjive të komunikimit direkt, siç ka qenë BlackBerry Messenger (BBM).

Si një lider në prodhimin e software dhe sigurisë në rrjet, kompania jonë mendon se Facebook, Instagram dhe WhatsApp mund të jenë partnerë të mirë për të arritur një siguri më të madhe në rrjet, ndaj ne po vazhdojmë që ta mbajmë hapur këtë mundësi”, janë shprehur zëdhënësit e Blackberry.

Facebook ka reaguar ndaj kësaj padie, duke lënë të nënkuptohet se Mark Zuckerberg nuk është i shqetësuar fare mbi këtë çështje.

“Padia e Blackberry reflekton gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet biznesi i tyre i ndërkomunikimit. Pasi nuk po mundohet më të nxjerrë një inovacion teknologjik, kjo kompani është duke u munduar që të përfitojë nga shpikjet e të tjerëve”, ka deklaruar Paul Greëal, drejtuesi i këshillit të Facebook.

Related image

iPhone-t e shkatërruan komplet biznesin e telefonisë së BlackBerry, i cili njihej për smartphonet e tij me butona dhe ekran të madh. Sot, telefonat në pakicë të kësaj kompanie prodhohen nga kanali kinez TCL, i cili i paguan Blackberryt një liçencë për përdorimin e emrit të tij.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).