Themelohet “Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe” në Maqedoni

Vendimi për themelimin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe është marrë nga qeveria e Republikës së Maqedonisë gjatë mbledhjes së saj të 57-të.

Zyra e shtypit të kësaj qeverie nxorri një deklaratë për mediat, në të cilën shprehej se ky Ansambël do të jetë një organizatë jofitimprurëse në fushën e kulturës.

“Për shkak të kultivimit të këngëve dhe valleve të komunitetit shqiptar në Republikën e Maqedonisë, qeveria në seancën e sotme mori vendimin për themelimin e këtij institucioni kombëtar”, është thënë në këtë deklaratë.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).