Bebe Rexha ka zbuluar një rrëfim të hidhur të jetës së saj që i ka ndodhur kohë më parë.
Këngëtarja shqiptare ka publikuar sot këngën më të re së bashku me Rita Orën, e cila i kushtohet femrave.
“Girls Girls” duket se ka shtyrë këngëtaren të zbuloj se vite më parë ishte ngacmuar seksualisht nga producenti i këngëtarit amerikan Drake.
Bukuroshja jonë ka pohuar se në disa raste në fillimet e karrierës muzikore është ngacmuar prej artistit të njohur si Noel Detail Fisher.
“Ai e provoi edhe me mua, kur isha në fillimet e mia, por dola me vrap nga studio. Karma është një Bushtër”, shkroi Bebe Rexha në llogarinë personale në Instagram.
Beben do ta shohim gjatë këtij muaji në një koncert në kryeqytetin spanjoll të Madridit.