Art & Kulturë

Top 5 librat e të gjitha kohërave që çdo njeri duhet t’i lexojë

Ne jemi duke jetuar në një kohë mjaft të vështirë të mbushur me sfida, por nuk ka ikje më të mira nga këto kohëra sesa përmes një libri të mirë.

Keni parasysh se leximi, vërtetuar edhe nga shkenca, sjell shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë stimulimin mendor, zvogëlimin e stresit, etj.

Mbi të gjitha, çdo faqe që e lexoni jua mbush kokën me informacione të reja, dhe asnjëherë nuk e dini se kur ato informacione do t’ju kryejnë punë.

Aq më shumë informacione që posedoni, aq më lehtë do t’iu bëni ballë sfidave.

Ndër tjerash, leximi është kyç edhe për zgjerimin e fjalorit, ku pas një kohe që e keni shpenzuar duke lexuar ju do të jeni shumë më të mirë në artikulimin e fjalive dhe në aftësitë komunikuese.

Prandaj, duke marrë parasysh këtë, ju transmetojme pesë librat më të mirë të të gjitha kohërave, të cilat janë përpiluar nga BBC.

1: ‘The Lord of the Rings’ – JRR Tolkien

2: ‘Pride and Prejudice’ – Jane Austen

3: ‘His Dark Materials’ – Philip Pullman

4: ‘The Hitchhiker’s Guide to the Galaxy’ – Douglas Adams

5: ‘Harry Potter and the Goblet of Fire’ – JK Rowling

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).