Qendra Kulturore dhe Filozofike ”Akropoli i Ri” zhvillon takimin e radhës të Klubit të Librit ditën e Diel, më datë 13 Maj në orën 19:00. Vepra që do të analizohet në këtë takim do të jetë “Problemi Spinoza”, shkruar nga autori Irvin D. Yalom.
Në këtë vepër, Irvin D. Yalom thur faktet dhe imagjinatën për të krijuar një roman me shumë vlera në fushën e Psikologjisë dhe Filozofisë. Duke qenë një psikiatër me një interes të thellë për çështjet filozofike, Yalom na tregon historinë e mendimtarit të shekullit të shtatëmbëdhjetë, Baruk Spinozës, filozofisë së tij, e cila trajton tema si origjina e së mirës dhe së keqes dhe se si njeriu do mund të arrinte të gjente lirinë përtej disa rrethanave të cilat perceptoheshin si kufizime.
Ditën e Diel, më datë 13.05.2018 në orën 19:00.