Art & Kulturë

Aktori shqiptar koleg me Silvester Stalone e Michael Jordan

Marko Caka është një aktor shqiptar që po vazhdon të ndërtojë karrierën e tij në botën e Hollywood-it.

Ai ka marrë pjesë në disa filma amerikanë, siç janë “The girl on the train”, “Bridge of Spies”, “The wizard of lies”, etj. Këtë rradhë, ai është protagonist i një filmi që do të ketë në role kryesore Silvester Stalone dhe Michael B Jordan.

Është filmi i ri nga Warner Brothers, “Creed II”, ai që ka bërë bashkë aktorin shqiptar me dy yjet e kinematografisë. Filmi ka në fokus kryesor sportin e boksit, ku Silvester Stalone do të luajë rolin e Rocky Balboas, një trajner boksi.

Në këtë film, Caka do të portretizojë një prej katër policëve të sigurisë në ringun e famshëm të Las Vegas. Në një intervistë për KultPlus, Marko ka shprehur kënaqësinë që është në një prodhim kinematografik së bashku me aktorin e famshëm Stalone.

Ishte hera e parë që luaja në sheshxhirim me Stalonen. Hyrja e tij solli duartrokitje të pa ndërprera dhe duke marr fjalën, falënderojë kastin dhe ekpin e kineastëve dhe gjithë stafin e produksionit. Për mua ishte ëndërr ta kisha pranë gjatë gjitha skenave më shumë se 15 orë. Isha vazhdimisht pranë stafit të boksierëve në rolin e Dupray, e rojës se sigurisë së legjendës së filmave aksion, i cili ka shkruar historinë të Rocky Balboa’s”, është shprehur Caka.

Image result for creed

Silvester Stalone dhe Michael Jordan në filmin Creed

“Creed II” është vazhdim i filmit të parë me të njëjtin emër, ku do të rikthehen në rolet e mëparshme Michael B. Jordan në rolin e boksierit dhe Stalone si trajner. Premiera e këtij filmi do të mbahet në nëntor të këtij viti dhe pritet që të jetë një sukses i madh komercial.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).