Shpesh origjina e emrave të vendeve të ndryshëm ka nxitur diskutime lidhur me historinë a prejardhjen që fshihet pas tyre.
Sipas një studimi nga Quartz, shumica e vendeve të botës e kanë marrë emrin nga 4 karakteristika të ndryshme.
Lloji i tokës së vendit/shtetit
Rreth një e katërta e vendeve të botës e kanë marrë emrin e tyre nga përshkrimi i tokës që përbën këtë vend.
Kështu, Islanda e ka marrë emrin nga “Snow Land” (vend me dëborë), ndërsa Grenada u emërtua nga marinarët spanjoll që mendonin se ky vend ngjasonte shumë me rajonin e Granadës në Spanjë.
Një përshkrim i drejtimit në të cilën ndodhet
Sipas Quartz, rreth 25 shtete në botë e kanë marrë emrin e tyre si pasojë e vendndodhjes gjeografike.
Kështu, në këtë grup bëjnë pjesë Australia, Irlanda, Ekuadori, etj. Australia përshembull, e ka origjinën nga fjala greke “Terra Australis Incognita” që do të thotë “toka e panjohur në jug”.
Prejardhja nga emri i një fisi
Rreth një e treta e të gjitha vendeve e kanë origjinën e emrit të tyre nga një fis i caktuar. Në këtë kategori bën pjesë edhe vendi ynë, ku Shqipëria e ka marrë emrin nga fisi ilir, që në shekujt e hershëm të huajt na drejtoheshin me “albanët”.
Këtu bëjnë pjesë edhe Franca, Hungaria, Bangladeshi, etj. Franca, përshembull, e ka origjinën e emrit të saj nga një bashkim i fiseve gjermane, që quheshin Frankët.
Vendosja e emrit të një personi të rëndësishëm
Rreth 25 shtete të botës janë emërtuar nga njerëz të rëndësishëm të historisë, që shumica kanë qenë meshkuj.
Këtu futet Amerika, e cila e mori emrin nga eksploratori italian Amerigo Vespucci, që e zbuloi për herë të parë “Botën e Re”. Filipinet përshembull, u emërtuan sipas Mbretit të Spanjës në shekullin e 16-të, Philip II. Në këtë kategori bëjnë pjesë edhe St. Lucia, St. Kitts, etj.
Të përjashtuarit
Në këtë kategori futen të gjitha shtetet, emrat e të cilëve kanë një prejardhje të panjohur ose kanë një origjinë të veçantë. Përshembull, emri i Meksikës është një thjeshtim i qytetit të fisit Aztec, Metzlixihtlico, që do të thotë “në kërthizën e hënës”.