Bike Club Tirana me mbështetjen e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit dhe Bashkisë Tiranë, do të organizojnë më 11 mars, garën e parë për trofeun mbarëkombëtar DownHill 2018, në kodrat e Lalmit.
Kjo garë është e tipit DownHill Individual dhe do të zhvillohet me dy zbritje. Regjistrimet për këtë garë do të mbyllen më 10 mars.
Pjesëmarrësit do të ndahen në 4 kategori:
- Under 20;
- Elite
- Master
- Femra
Pikët e marra do të jenë të vlefshme për Trofeun Mbarëkombëtar “Downhill 2018”. Për më shumë informacion klikoni http://bikeclubtirana.org/dh-1.html