Koncerti i titulluar “Rroku bashkon njerëzit” nisi në Amfiteatrin e Tiranës në muajin tetor 2019 dhe tashmë do të kalojë kufijtë. Në shkurt “3 Musketierët” do të mbajnë një koncert për miqësinë shqiptaro-greke, në Athinë.
Ky është një partneritet midis artistëve Grek dhe Shqiptarë me qëllim forcimin e marrëdhënieve kulturore të dy vendeve. Nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Greqi.
Banda e njohur shqiptare “3 Musketjerët” e përbërë nga muzikantët e njohur si Elton Deda, Redon Makashi dhe Aleksandër Gjoka me bashkëpunimin e orkestrës simfonike të Radio Televizionit Grek (ERT), vjen në Gazi Music Hall ditën e Shtunë me datë 8 shkurt 2020, Athinë dhe në Principal Club ditën e Enjte me datë 13 shkurt 2020, në Thessaloniki.
Bashkë me ta do të performojë Christos Dantis si edhe i ftuar kompozitori dhe mjeshtri i Buzukut Thanasis Polikandriotis.
Një pjesë e të ardhurave nga shitja e biletave do shkojnë për fondin e Rindërtimit të shtëpive të prekura nga tërmeti i dt 26 nëntor 2019.
