Arkitekt Event. Në 2 Nëntor

SHOQATA E ARKITEKTEVE TE SHQIPERISE ka nderin t’ju ftojë të merrni pjesë në ARKITEKT EVENT, Tiranë 2018. Eventi do organizohet në datë 2 Nëntor 2018 tek Hotel Plaza në Tiranë, në orën 17:30 dhe do mbledhë së bashku mbi 100 Arkitektë nga Shqipëria dhe Kosova, së bashku me Referuesit e Kompanive Lider të Industrisë së […]

“Festa e Ullirit”. Ja ku do të zhvillohet

“Festa e Ullirit” në Kurjan, synon promovimin e prodhimit vendas, por edhe të traditës e monumenteve të kulturës. E shndërruar tashmë në një festë tradicionale, “Festa e ullirit”, tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë drejt kësaj zone, e njohur po ashtu edhe për monumentet shekullore të kultit, siç është kisha 700-vjeçare e Shën Kollit. Festa […]

Ekspozita që bëri bujë në Paris

Artisti bashkëkohor, Grayson Perry, i njohur për veshjen e tij karakteristike, vazot artistike dhe skulpturat e ngarkuara, ka hapur ekspozitën e tij personale në Paris të Francës. Ai inspirohet nga kujtimet e fëmijërisë mbi rolin e burrit dhe të gruas për të krijuar artin e tij. Perry nëpërmjet artit i prek klasat shoqërore të Anglisë. […]

Romani “Rruga 66” i Binak Kelmendit

Këto ditë doli nga shtypi romani i katërt i Binak Kelmendit, “Rruga 66”. Marrdheu dhe Japdheu janë Njëshi i Pandashëm. Njëri ndjekësi i sakrifikuar i lirisë dhe tjetri mbrojtësi i pakontestueshëm i robërisë. Gjithë kjo brenda Japdheut. Një betejë metaforike brenda identitetit personal, kokës së njeriut që kishte aspiruar rrëfimin ta fokusonte në sfondin e […]

Tirana, e preferuara e turistëve edhe në muajin tetor

Për turistët edhe muaji tetor në Tiranë është më i preferuari. Në këto ditë vjeshte, ku temperaturat i ngjasojnë atyre të verës, rrugët e kryeqytetit janë të mbushura me turistë të huaj. Grupet e turistëve i gjen kryesisht përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, tek “Piramida”, por edhe në muzeumet e Tiranës, ku mund të mësojnë […]

Kthimi i eshtrave të Mit’hat Frashërit, Bashkia e Tiranës nis ndërtimin e memorialit

Mit’hat Frashëri publicist, shkrimtar, përkthyes, albanolog, diplomat, veprimtar i çështjes kombëtare, politikan, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, do të prehet në Atdhe pranë Vëllezërve Frashëri në Parkun e Madh. Bashkia e Tiranës ka nisur punë për ndërtimin e memorialit dhe rigjenerimin e zonës përreth me bimësi e gjelbërim dekorativ. Ceremonia shtetërore e kthimit […]

Horoskopi javor 22 – 28 tetor 2018

DASHI21. mars – 20. prill Këtë jave do krijoni me shume besim tek partneri. Josheni atë dhe do e shihni qe do beje ato qe ju kërkoni. Ne përgjithësi gjithçka do shkoje mire. Beqaret nuk duhet te kërkojnë dike qe te ketë me patjetër te njëjtat ide me ta. Secili ka personalitetin e vet, nëse […]

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).