SHOQATA E ARKITEKTEVE TE SHQIPERISE ka nderin t’ju ftojë të merrni pjesë në ARKITEKT EVENT, Tiranë 2018.
Eventi do organizohet në datë 2 Nëntor 2018 tek Hotel Plaza në Tiranë, në orën 17:30 dhe do mbledhë së bashku mbi 100 Arkitektë nga Shqipëria dhe Kosova, së bashku me Referuesit e Kompanive Lider të Industrisë së Ndërtimit si: GEZE Austria GmbH, Guardian Glass, Wicona, të cilët do prezantojnë temat si më poshtë nga Folës Profesional:
Mr. Dubravko Janković, Konsulent Projektesh GEZE d.o.o Croatia, do prezantojë temën EPOKA E NDERTIMIT INTELIGJENT
Mr. Vladimir Lazic, Menaxher Marketingu Territorial GUARDIAN GLASS s.a, do prezantojë temën ROLI XHAMIT NE ARKITEKTUREN MODERNE
Mr. Mario Štimac, Drejtori Departamentit të Projektimit WICONA, do prezantojë temën QYTETI I SE ARDHMES
Gjatë prezantimeve do sigurohet përkthim Anglisht – Shqip.
Për të ndarë dhe shijuar më shumë kohë me njëri-tjetrin, pas Eventit jeni të ftuar në Kokteil shoqëruar nga Banda Quartet me Violinë.