“Festa e Ullirit”. Ja ku do të zhvillohet

“Festa e Ullirit” në Kurjan, synon promovimin e prodhimit vendas, por edhe të traditës e monumenteve të kulturës.

E shndërruar tashmë në një festë tradicionale, “Festa e ullirit”, tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë drejt kësaj zone, e njohur po ashtu edhe për monumentet shekullore të kultit, siç është kisha 700-vjeçare e Shën Kollit.

Festa lokale e Ullirit, e cila këtë vit do të organizohet në 26 tetor, synon po ashtu të promovojë edhe bukuritë natyrore të Kurjanit, kulturën, traditën e monumentet e kulturës.

Sipërfaqja e mbjellë me ullinj zë rreth 30 % të territorit të Roskovecit, ku shumica prej tyre janë shekullorë.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).