Art & Kulturë

Ngjyra e derës së shtëpisë ka një domethënie të veçantë për personalitetin tuaj

Mund të mos e keni menduar kurrë, por e dinit se ngjyra që ju zgjidhni për derën e jashtme të shtëpisë tuaj tregon shumë rreth personalitetit që ju keni?

Sipas një studimi të zhvilluar nga agjencia britanike e pronave të patundshme Marsh & Parsons në bashkëpunim me konsulentin ndërkombëtar Pantone, rezultoi se ngjyra e derës tregon karakterin e pronarit të saj.

Nga përfundimet e nxjerra, shumica e njerëzve preferojnë që dera e tyre të jetë në ngjyrë të zezë, të bardhë, gri dhe blu. Por, si lidhet ngjyra e këtyre dyerve me personalitetin e pronarëve të shtëpisë?

“E zeza tregon elegancë, fuqi dhe prestigj”, shprehet Zv. Presidentja e Pantone, Laurie Pressman. “Kështu, njerëzit që e zgjedhin këtë ngjyrë duan të tregojnë që janë shik dhe modernë. Ndërsa e bardha tregon thjeshtësi dhe zgjidhet më së tepërmi nga njerëzit që preferojnë një pamje më të thjeshtë. Ngjyra gri nga ana tjetër, është përherë në modë dhe mjaft klasike”, ka vazhduar ajo.

Po ashtu, ngjyra blu tregon autoritet dhe besueshmëri, ndërsa jeshilja paraqet një natyrë më të qetë dhe të butë. E kundërta ndodh me të kuqen, pasi për shkak të ngjyrës së saj të ndezur, ajo identifikohet me njerëzit që janë më dinamik, të shoqërueshëm e social dhe të patrembur.

Related image

“Sigurisht që kjo teori nuk është 100% e saktë në të gjitha rastet, por ama është e vërtet se një person që zgjedh ngjyrën e zezë për derën e jashtme të shtëpisë së tij po kërkon që të duket i pushtetshëm dhe me prestigj përballë komshinjve të tij”, ka deklaruar drejtori i shitjeve të agjencisë Marsh & Parsons.

Psikologjikisht, njerëzit e lidhin personalitetin e një njeriu sidomos nga ngjyra që ai ka zgjedhur për derën e tij të jashtme.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).