Art & Kulturë

Zbulohen rrënojat e një vendbanimi të hershëm në afërsi të Korçës

Gjatë punimeve për pastrimin dhe sistemimin e korridorit të kalimit përgjatë gjurmës së Gazsjellësit Trans Adriatik, TAP, në afërsi të fshatit Turan, në Korçë, u zbuluan rrënojat e një vendbanimi të hershëm.

Sipas vlerësimeve paraprake nga ekspertët e trashëgimisë kulturore, mendohet se bëhet fjalë për një vendbanim i cili daton që nga periudha e hershme e epokës së hekurit (shek. X–IX para erës sonë) e deri në periudhën e vonë romake (shek. IV–V të erës sonë), duke vlerësuar materialet prej qeramike të gjetura.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).