Pothuajse 95 planetë të rinj në orbitën e disa yjeve jashtë sistemit tonë diellor janë zbuluar nga teleskopi i Keplerit të NASA-s.
Studiuesit konfirmuan praninë e 95 botëve pas studimit të 275 kandidatëve të mundshëm.
Teleskopi Kepler ka gjetur mijëra kandidatë për t’u vlerësuar si planetë kur u lancua gati një dekadë më parë.
Por zbulimi i fundit ngre shpresat se astronomët së shpejti mund të gjejnë një sistem të ngjashëm me planetin tonë, e në të cilin të ketë jetë.