FRESSH do të organizojë YOUTHBOX – një tour konferencash më aktivistë nga cdo fakultet, me qellim angazhimin e studentëve në aktivizëm politik, informimin e tyre mbi ecurinë e Paktit për Universitetin si dhe njohjen dhe përfshirjen e tyre në nismat dhe politikat e qeverisë në nivel qëndror dhe lokal.
Youthbox do të vijë në formatin e konferencës ku studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës do të zgjedhin një nga tre temat të cilën duan të jenë pjesë. Në secilën prej temave ne do të kemi të ftuar si guest speakers profesor nga universiteti, personalitete të fushës dhe përfaqësues nga ministritë e linjës.
Çdo konferencë do të fillojë me një diskutim prej 60 minutash mbi Paktin për Universitetin midis studentëve, përfaqësuesve nga ministria dhe përfaqësuesve nga fakulteti.
Gjatë zhvillimit të YOUTHBOX do të jepen ide, projekte, nisma nga studentët të cilat do të merren në konsideratë për tu përkthyer në nisma ligjore ose projekte konkrete nga qeveria shqiptare duke rritur kështu pjesëmarrjen aktive në politikbërje të të rinjve.
Temat që do të trajtohen:
1) Bujqësia në dritën e integrimit
2) Fermeri i ri
3)Green economy
Kjo konferencë përfshin disa aktivitete interesante
-vizitë në fermë
-informacion mbi ngritjen e nje sipërmarrjeje Bujqësore
-hapsirë ku ju mund te shprehni problematikat tuaja , -jepni ide dhe të kërkoni informacion të mëtejshëm te specialistët e ftuar për secilën temë .
-Lojra
-workshop
Në fund të konferencës secili grup do të prezantojë një plan -propozim për temën përkatëse!
Pjesë e konferencës do të jenë gjithashtu edhe Kryetari I bashkise Z.Erjon Veliaj dhe Ministri i Bujqesise Z.Bledi Çuçi !
Ps:(Do te pajiseni gjithashtu me certifikate ne fund!)
Aplikoni tek linku me poshte për tu bërë pjesë e një dite plot aktivitete në fermë: http://fressh.al/youthbox-ubt/?fbclid=IwAR2JgOD_eu9h8LLIOBFiUErAKjI0s798gULuudBTQwRcjAKh9zessnM_M_o