Art & Kulturë

Xhaka: Jam i lumtur, shpresoj të fillojmë mirë Premier Ligën

Arsenali fitoi në finale të Superkupës së Anglisë (FA Community Shield) ndaj Chelseat dhe pas takimit foli Granit Xhaka.

Shqiptari u zgjodh lojtari i ndeshjes, ndërsa premtoi se skuadra do vazhdojë të punojë fortë.
Xhaka duke dhënë intervistën pas ndeshjes
“Kemi pasur një para-sezon të mirë, paraqitja e sotme ishte hapi i parë për sezonin e ri”.

“Jam shumë i lumtur dhe do vazhdojmë të punojmë shumë. Javën e ardhshme fillon Liga Premier dhe shpresojmë që ta fillojmë mirë”, ka thënë Xhaka.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).