Të dielën më datë 13 gusht në orën 08:00 kemi një udhetim fantastik për në Lumin e Shalës.
Atje Natyra ka mbetur e pa prekur dhe do jemi ne mes te maleve me legjenda dhe ujrave me ngjyrat e mrekullueshme! ^_^
Pervec eksplorimit ne shpellen e murgjeve, nqs lumi do jete poshte do te kemi fatin te eksplorojme ate ne kembe deri ne Blini Park.
– Nisja ne Shkoder prane Turizmit me furgon ne oren 08:00.
– Mberitja ne Liqenin e Komanit dhe udhetimi me anije te vogel drejte Ujvares se Qarretit (nqs uji do jete ne nivelin e duhur).
– Ndalese ne Shpellen e Murgjeve.
– Ndalesa ne gryken e Lumit te Shales, ne nje monument natyrore mes gjelbrimit, maleve me pyje dhe ujit me ngjyrat e qiellit dhe te barit.
Aty do kalojme disa ore argetuese duke u lare, eksploruar ne pyll dhe dreke (peshk te lumit ose mish) ne Park Blini.
– Ato qe do kene deshire, do ekspolorojme dhe Gurin e Lekes.
– Kthimi per Shkoder do behet pasdite.
– Duhet te keni me vete kostumin e banjos, sandale ose pantofla, nje ushqim te vogel per udhetimin, uje te pijshem, shpirtin e aventures, dashurine per Natyren dhe buzeqeshjen! 🙂
Cmimi 29 euro per person (0692545500).
Te perfshrira – rruga Shkoder-Koman-Shkoder, lundrimi vatje-ardhje, guida ne pikat e me siperme, dreka ne Park Blini dhe argetimet e tjera atje. (pjesmarrja e limituar)
Udhetoni ne Shqiperine tone te bukur! ^_^