Shfaqja “Vrapo pas gruas tënde” nga Ray Cooney dhe me regji të Ekrem Sopit do të luhet në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.
“Vrapo pas gruas tënde” është një super komedi e një nate pranverore bashkë me dhjetëra situata sa qesharake aq edhe të komplikuara.
Shfaqja në qendër të saj ka një taksist londinez i cili menaxhon në mënyrë perfekte dy martesa super sekrete të tij, me dy gra të ndryshme, pa e kuptuar ato për njëra – tjetrën, derisa një akt heroizmi i këtij “bigamisti” kërcënon të nxjerrë në pah fluskat e së vërtetës.
Në shfaqje luajnë: Njomëza Kalaveshi, Gani Rrahmani, Tringa A. Hasani, Alban Shahiqi, Ernest Zymberi, Gëzim Bucolli dhe Naser Zymberi.
Shfaqja vjen premierë më 29, 30 mars në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, me fillim në ora 20:00.