Art & Kulturë

Vlerat dhe përdorimi i lajthive

Fruti i lajthisë, ose ndryshe thelbi, përbën pjesën më të rëndësishme të saj. Ai është i pasur më vitaminë A1, A2, PP si dhe kripëra minerale. Por ka dhe disa përdorime. Thelbi i saj rekomandohet për personat anemikë dhe gratë shtatzëna.

Gjethet gjithashtu kanë disa vlera; Gjethet e thara në hije, pasi zihen, kullohen dhe përdoren si çaj. Ato përmbajnë Vitaminë C, që ndihmon në punën e muskujve të lëmuar të trupit. Rregullon veprimet ritmike të zorrëve dhe nxit urinimin.

Ngushton enët e gjakut dhe ndihmon edhe ata që vuajnë nga variçet e dala dhe hemorroidet. Ky çaj ndërpret heqjen e barkut si dhe hemoragji nga hundët. Lëvorja e rrënjës grumbullohet në vjeshtë dhe pasi lahet me kujdes nga mbeturinat, thahet në diell dhe ruhet. Lëngu i përftuar prej saj ul temperaturën e lartë të trupit, duke zëvendësuar aspirinën, që është kimikat, nganjëherë i dëmshëm. Pjalmi grumbullohet në kohën e lulëzimit, kur është pjekur mirë dhe ruhet ne qese letre. Përdoret kundër epilepsisë (sëmundjes së tokës). Gjithashtu nga druri nxirret vaji, që i ngjet atij të ullirit dhe përdoret kundër dhimbjeve të dhëmbëve, krimbave të zorrëve (askarideve) dhe pickimit të insekteve.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).