Të martën nga ora 11:00 do të promovohet libri “Anatomia e shpirtit të një kosovareje” në restoranin Rings para Grupit te Grave Nderkombëtare në Kosovë.
Libri është një memorje i cili përshkruan ngjarjet e Kosovës një nga një nga koha e para, gjatë dhe pas luftës. Me një fjalë rrefen jetën dhe ëndrrën e parealizuar të Vlera Kastratit për muzikë dhe jetën e vështirë e cila vriste ëndërrat tek ne.
Me rikthimin nëpër momentet më emocionale e më të thella të jetes së saj, ajo përshkruan Kosovën me fjalë dhe muzikë. Në momentet më emocionale, edhe tetë kengët në libër përshkruajnë ngjarjet dhe emocionet e saj për femijërinë pa lojë, rininë me protesta, studimet pa të drejtë shkollimi, luftën dhe mbijetesën e pasluftës apo me një fjalë një jetë larg prej të qenit normal.