Dita përkujtimore e Holokaustit është më 27 janar, ku nderohen të gjithë të rënët gjatë masakrave të tmerrshme që u bënë mbi popullsinë hebreje nën qeverisjen e Hitlerit.
Po në këtë datë, të shtunën, Ambasada Izraelite në Shqipëri dhe Akademia e Filmit e Multimedias “Marubi”, do të transmetojnë premierën e filmit të vitit 2017 “Aida’s Secrets”.
Sekrete familjare, gënjeshtra, dramë dhe gjenerata të tëra të historisë bashkëkohore, shpalosen në këtë film, që fillon me Luftën e Dytë Botërore dhe përfundon me një bashkim emocionues familjar në shekullin e 21-të. Izak u lind brenda kampit Bergen-Belsen në vitin 1945 dhe u dërgua për birësim në Izrael. Detajet sekrete të nënës së tij të lindjes, një vëlla i panjohur në Kanada dhe identiteti i vërtetë i babait të tij dalin ngadalë në këtë film investigativ tejet personal.
“Aida’s Secrets” shfaqet për herë të parë në Tiranë më 27 janar, ora 19:00-21:00 tek Akademia Marubi.
Trailer: