JATA, shoqata japoneze e agjensive të udhëtimit, e ka renditur Beratin në vendin e dytë në listën e 30 qyteteve më të bukur në Evropë.
Këtë lajm e ka publikuar “The Telegraph”, e cika ka paraqitur edhe listën e plotë të këtyre vendeve.
Në vend të parë kryeson Kilkenny në Irlandë – Në brigjet e lumit Nore të provincës Leinester, Kilkenny shpesh referohet si një qytet i madh, ndonëse është më tepër në madhësitë e një qyteze. Trashëgimia e tij shfaqet në Kështjellën e Kilkenny, tek Katedralja “St. Canice” dhe tek pamjet e mureve mesjetarë.

Kështjella e Kilkenny
Në vend të dytë është vendosur qyteti i Beratit – Mangalemi, në qytetin e Beratit shtrihet në brigjet e lumit Osum dhe është në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESO-s. Në periudhën e mesjetës, ai ka qenë një qytet kufitar i Perandorisë Bizantine, gjë që dëshmohet edhe nga kështjella e tij.
Në vend të tretë është vendosur Civita di Bagnoregio në Itali – Me një popullsi prej vetëm 10 banorësh, por me një shifër turistësh që shkojnë deri në 600.000 në vit, ky fshat në majë të një kodre, është bërë destinacioni i preferuar i pushuesve në Itali. E vetmja e keqe e këtij vendi është se ai rrezikohet nga erozioni i vazhdueshëm, që vjen si pasojë e vatrës vullkanike që ndodhet aty.

Civita di Bagnoregio
Ndërkaq, këto janë edhe qytetet e tjera që janë bërë pjesë e kësaj liste:

Procida, Itali
- Procida, Itali
- Conwy, Wells- Britani e Madhe
- Lech, Austri
- Hindeloopen, Holandë
- Lefkara, Qipro
- Rovinj, Kroaci
- Soglio, Zvicër
- Visby, Suedi
- Setenil de las Bodegas, Spanjë
- Piran, Slloveni
- Vlkolinec, Sllovaki
- Marianske-Lazne, Republika Ҫeke
- Quedlinburg, Gjermani
- Bernkastel-Kues, Gjermani
- Golyazi, Turqi
- Reine, Norvegji
- Sopron, Hungari
- Koprivshtitsa, Bullgari
- Porvoo, Finlandë
- Saint-Cirq-Lapopie, Francë
- Riquewihr, Francë
- Sint-Martens-Latem, Belgjikë
- Zalipie, Poloni
- Monsanto, Portugali
- Ohër, Maqedoni
- Kotor, Mal i Zi
- Gura Humorului, Rumani