Aplikacioni WhatsApp ka integruar një funksion të ri për sa i përket videove të YouTube për sistemet e operimit iOS.
Duke u nisur nga versioni 2.18.11, i publikuar në App Store më 11 janar, ju mund të shikoni videot e YouTube direkt nga chati i WhatsApp, pa patur nevojë të hapni aplikacionin zyrtar të YouTube, siç bënit zakonisht për t’i parë ato.
Ky përditësim i ri funksionon duke klikuar sipër një videoje që ju kanë dërguar në WhatsApp dhe prej andej videoja do të hapet në një dritare brenda aplikacionit. E keni ju në dorë nëse doni ta zmadhoni apo ta vendosni në pozicione të ndryshme këtë video brenda ekranit, në mënyrë që ta përdorni edhe chatin njëkohësisht.
Për momentin ky është një funksion ekskluziv për pajisjet iOS dhe nuk ka akoma informacion se kur do të vijë për Android dhe Windows 10 Mobile.