Art & Kulturë

“Vizatimet e një jete” të Lekë Tasit

Studentë e dashamirës të artit vizual vizituan ekspozitën e Lekë Tasit të kuruar nga Zef Paci, që risjell në galerinë FAB jo vetëm vepra të këtij dhjetëvjeçari, por edhe skica që nga adoleshenca e artistit, vizatime që i kanë mbijetuar kohës. “Leka e pati një mjet shprese vizatimin, në disa rrethana ka qenë i detyruar. Janë elementet e lojës, ikjes. Është një artist që thotë që elementi social qëndron në vështrimin e të tjerëve dhe jo të vetes”, tha kuratori i ekspozitës, Zef Paci. Ekspozita “Vizatimet e një jete” do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 28 prill në galerinë FAB.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).