Art & Kulturë

Bimët medicinale të Malësisë së Madhe, në tregjet e SHBA dhe Gjermanisë

Një investim prej 2 milionë dollarësh në Kosanë të Malësisë së Madhe në një distileri të esencave të bimëve medicinal, u mundëson njerëzve me vizion e kurajë punojnë për vete e familjen, por edhe komunitetin.

Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj duke folur sot në aktivitetin “Bashkia që Duam”, Malësi e Madhe ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama, u shpreh se, “ky investim që kap vlerën e jo më pak se 2 milionë dollarëve është pjesë e vizionit të Kryeministrit sepse po të mos bëhej pjesë e projektit  të Masterplanit të Malësisë së Madhe nuk do ishte i mundur”.

Marinaj theksoi se falë këtij investimi përfitojnë banorët e zonës, por edhe produktet shkojnë në SHBA apo Gjermani të përpunuara.

Kryebashkiaku Marinaj falënderoi kryeministrin për investimet në Malësinë e Madhe.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).