Art & Kulturë

VIDEO/Nis sot Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë në Tiranë “Deti i bardhë”. Ja axhenda

Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë në Tiranë (TILF) “Deti i bardhë” që zhvillohet më 26-28 tetor 2017 fton në vitin e tij të 3-të autorë nga Shqipëria, Austria, Gjermania, Franca, Italia, Maqedonia, Suedia të dialogojnë me njëri-tjetrin, si dhe me publikun e gjerë, të rinj, studentë dhe të apasionuar pas letërsisë.
Moto e TILF 2017 është “Letërsi në lëvizje” dhe synon t’u japë autorëve mundësinë që të rrëfejnë rrugëtimin e tyre letrar dhe gjeografik: Letërsia në lëvizje, sfidat e migrimit, udhëtimi dhe mbërritja.

Leximet gjatë festivalit duan të hapin një dialog me publikun mbi këto tema dhe fate njerëzore, të cilat në 27 vitet e fundit kanë kaluar rrugëtime të brendshme e të jashtme, lëvizje demografike dhe migrim. Veçanërisht, publiku i ri shqiptar ka nevojë për këto perceptime që vijnë nga vende të ndryshme evropiane.

Image may contain: text

Axhenda e Festivalit.

Në këtë mënyrë, festivali kthehet në një auditor të hapur mes të ftuarve dhe publikut për të reflektuar mbi letërsinë bashkëkohore dhe artin në tërësi përgjatë ndryshimeve politike, shoqërore dhe kulturore që ka kaluar Shqipëria. Festivali siç është krijuar traditë hap siparin me maratonën e leximit #TiranaLexon në kafenetë letrare, klasat dhe biblioteka të ndryshme duke iu drejtuar të gjitha grupmoshave nga fëmijët te më të rriturit.

Kombinimi i këtyre dy aktiviteteve shpresojmë të përmbushë shijet dhe pritshmëritë e një audience të gjerë letrare me shije të shumëllojta. Seria e aktiviteteve letrare në këto ditë mbështetet nga shumë vullnetarë në terren që janë regjistruar dhe do të mbushin sallat e leximit, nga shkrimtarë të rinj dhe me përvojë shqiptarë, nga mësues dhe pedagogë letërsie si dhe dashamirës së librit të cilët ne i falënderojmë nga zemra.

Njësoj siç jemi mirënjohës për mbështetjen nga Allianzkulturstiftung, Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë, një sërë ambasadash dhe institucionesh të ndryshme kulturore që i japin jetë me përkrahjen e tyre iniciativave të këtij lloji që nuk e kanë të lehtë të mbijetojnë në një treg kulturor fluid dhe të parregulluar si ky i yni.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).