Art & Kulturë

VIDEO/ Përbindëshi legjendar “Loch Ness” spikatet në brigjet e liqenit të Prespës në Shqipëri

Portal britanik i lajmeve “Mirror” ka publikuar një video të krijesës mitike të ujërave skoceze “Loch Ness”, e cila është spikatur në mes të liqenit të Prespës së Madhe.

Në videon e bërë nga një banor i fshatit Petror, shfaqet koka dhe qafa e një krijese gjigande që del nga uji i liqenit. Për pak kohë ajo ka marrë shumë shikime dhe komente nga njerëz të cilët kanë opinione të ndryshme mbi këtë filmim.

https://www.youtube.com/watch?v=MOygSpctvoo

https://www.youtube.com/watch?v=MOygSpctvoo

Kjo video ka ngjallur kuriozitetin e profesorit rus të gjeografisë, Sima Jonoski, i cili ka shkuar për ta parë vet përbindëshin e famshëm, por që nuk ka vënë re asnjë shenjë të tij.

Sipas tij, në filmim mund të jetë thjesht një peshk i madh që banorët e kanë zmadhuar dhe e kanë kthyer në një përbindësh.

Megjithatë duhet ta pranoj që shumë gjëra të çuditshme ndodhin në liqenin e Prespës dhe jo në liqenet e tjera. Kur punoja si mësues në vitin 1976, pashë një shtyllë të madhe uji që po ngrihej lart në formën e kërpudhës afër kufirit të Greqisë. Ajo u zhduk pas 10-15 minutash.”, – është shprehur Jonoski mbi këtë ngjarje.

Tabloidet e mëdha e cilësojnë këtë shfaqje të Loch Ness nga Skocia në Shqipëri, si një udhëtim pushues që përbindëshi ka marrë, duke e humorizuar ngjarjen.

Po ju çfarë besoni? A mund të jetë e vërtetë që një prej krijesave mitike më të njohura në histori të ketë ardhur në brigjet e Shqipërisë?

Duhet përmendur fakti se liqeni i Prespës së Madhe dhe i Prespës së Vogël janë pllakat më të larta tektonike në Ballkan, në një lartësi prej 853 metrash.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).