Art & Kulturë

Robert Elsie la pas vetes dy vepra për shqiptarët…

I njohur si një ndër albanologët më të zëshëm, si një ndër figurat që bëri shumë për popullin shqiptar, duke u bërë zëri i këtij kombi edhe për vendet jo shqipfolëse, Robert Elsie ka lënë dorëshkrime-libra, të cilat do të publikohen së shpejti.

“Albania Bektashi” dhe “Libri i Kosovës”, janë dy librat që Robert Elsie i kishte përfunduar më herët, figurë e rëndësishme për popullin shqiptar, i cili ka vdekur më 2 tetor të këtij viti.
Këta libra do të botohen nga Tauris Verlag në Londër, sikurse që do të publikohen edhe në faqen zyrtare të Robert Elsie, www.elsie.de.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).