“Trëndafili i Bardhë i Tiranës” është dokumentari nga gazetari francez Frederic Miterrand, në të cilin trajtohet jeta e Mbretit Zog dhe gruas së tij, Geraldinë.
Ka qenë Princesha Elia Zaharia Zogu, e cila ka njoftuar rreth premierës së këtij dokumentari në Tv Arte, ku e ka quajtur këtë vepër si një arritje të madhe për popullin tonë.
“Të dashur miq, linku i mëposhtëm përmban dokumentarin më të bukur të realizuar ndonjëherë për Mbretëreshën Geraldine, Mbretin Zog, Shqipërinë e atyre viteve dhe jetën në mërgim. Është realizuar mjeshtërisht nga gazetari më i mirë francez, z.Frederic Mitterrand, i cili ka hulumtuar në arkivat e të gjitha shteteve ku Familja Mbretërore ka jetuar, dhe ka sjellë këtë material kaq të çmuar! Një leksion gazetarie! Sonte në darkë jepet në tv arte, sigurisht për ata që e njohin është stacioni më prestigjioz në Evropë, ndaj për ata që flasin frëngjisht dhe gjermanisht, mos e humbisni! Do më falënderoni! Kjo është dhurata më e çmuar që na bëhet në këtë fillim viti, në radhë të parë si familje, por mbi të gjitha si shqiptarë. 90 vjetori i Mbretërisë Shqiptare trokiti me gjithë dinjitetin që meriton! 1 ore e 10 minuta ne tv arte nuk arrihet lehtë për një shtet. Ndaj edhe një herë, faleminderit “Trëndafilit të Bardhë” që edhe nga bota e engjëjve i shërben vendit që deshi aq shumë!”, është shprehur ajo.
Fokusi në këtë dokumentar bie veçanërisht tek mbretëresha e re Geraldinë, e cila edhe pse ishte me origjinë të huaj, u desh shumë nga shqiptarët, duke u konsideruar si “Trëndafili i Bardhë i Tiranës”.
Shikoni dokumentari “La Rose de Tirana”:
https://www.arte.tv/fr/videos/060178-000-A/la-rose-de-tirana/