Art & Kulturë

VIDEO/ Njihuni me çokollatën më të shtrenjtë në botë, e veshur me ar

Panairi i çokollatave në qytetin Obido të Portugalisë u kthye në një sensacion jo vetëm për llojshmërinë e këtyre ëmbëlsirave, por edhe për shkak të prezantimit me çokollatën më të shtrenjtë në botë.

Kjo çokollatë është futur në rekordin Guinnes, pasi vetëm një copë e saj kushton 7.728 mijë euro. Për ta krijuar atë, përbërësit kanë ardhur që nga Madagaskari, ku përmenden: Shafrani, zhardhoku i kërpudhave, vanilja, etj, që janë përdorur për të prodhuar këtë çokollatë.

Po ashtu, një shtresë ari mbulon çokollatën, e cila është mëse e ngrënshme. Ajo ka formën e një diamanti dhe kutia në të cilën është vendosur, zbukurohet nga 5.500 kristale Swarosvki.

Krijuesi i saj Daniel Gomes ka punuar për një kohë të gjatë me këtë krijim, të cilin mund ta shihni në videon mëposhtë.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).