Art & Kulturë

Rikthehet në ekranin televiziv Julia Roberts, ja ku do ta shohim

Një prej aktoreve më të famshme, Julia Roberts, ka vendosur që të rikthehet në botën kinematografike, këtë rradhë me një seri televizive.

Ajo do të jetë protagoniste në serialin që do të zhvillohet nga Amazon dhe titullohet “Homecoming”. Deri më tani, është zbuluar se ky serial do të ketë dy sezone dhe secili episod do të zgjasi rreth 30 minuta.

“Universal Cable Productions” është studioja që do të prodhojë këto seri, në qendër të të cilave do të trajtohet historia e një asistenteje të një strukture sekrete të qeverisë amerikane dhe një ushtari që dëshiron t’i rikthehet jetës normale.

Sam Esmail është përzgjedhur si regjisori i këtij seriali, i cili ka nisur xhirimet në qytetin e Los Angeles, Kaliforni.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).