Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se rreth 60-90% e fëmijëve që i përkasin grupmoshës 1-7 vjeç, kanë shfaqur problem me shëndetin oral.
Për parandalimin e këtyre problem, duhen marrë këshillat e duhura dhe prindërit duhet të mësojnë se kur është koha e përshtatshme që fëmijët të fillojnë të lajnë dhëmbët e tyre.
Studimet e ndryshme kanë treguar se edhe kur del dhëmbi i pare, ai ka rrezik të preket nga dëmtimet. Fillimisht larja duhet bërë vetëm me furça të posaçme, të buta dhe të përshtatshme me moshën e fëmijës pa përdorur pastë dhëmbësh. Deri në moshën dy vjeçare fëmija mësohet me furçën, mund të zgjedhë një me bisht më të madhe dhe me figura, por ende nuk duhet përdorur pasta.
Kur fëmija mbush 2 vjeç, larja duhet bërë një ritual i përditshëm i higjenës së tij. Me kalimin e kohës mund të përdoret edhe pak pastë, por në sasi shume të vogël. Duke filluar nga mosha 3-vjeçare duhet të fillojë larja me një sasi kolinozi gati sa një kokërr bizeleje 2 herë në ditë. Në këtë periudhë fillon edhe larja e gjuhës, atje ku bakteret grumbullohen më shumë dhe akumulohet era e keqe e gojës. Kjo është edhe mosha kur fëmija di edhe të pështyjë.
Pasta e fluorizuar i pastron më së miri dhëmbët, forcon smaltin, e bën atë më të qëndrueshëm dhe parandalon prishjen e dhëmbëve (kariesin). Prandaj fluori është tejet i rëndësishëm për te vegjlit.
Duke qenë se jo të gjithë fëmijët e kanë të zhvilluar njësoj refleksin e të pështyrit, më e mira është zgjedhja e një paste me fluor nga 250-500ppm për ata nën 6 vjeç, 500-1500ppm për ata 6-12 vjeç dhe nga 1000-2000ppm për më të rriturit.