Gjashtë vite pas shfaqjes shumë të suksesshme ‘Frozen’, Disney konfirmoi rikthimin e filmit të animuar, duke nxjerrë trajlerin.
Frozen 2 do shfaqet në kinematë botërore më 22 nëntor.
Të gjithë personazhet e preferuar të fansave janë rikthyer në film, si: princeshë Ana (Kristen Bell), Olafi (Josh Gad), Kristofi (Jonathan Groff) dhe sigurisht, dreri i veriut Sveni.
Frozen u kthye në fenomen global duke fituar më shumë se 1.2 miliardë dollarë në të gjithë botën.
Gjithashtu fitoi dy Oscars, duke përfshirë ‘Best animated feature’.
Shihni trajlerin për më tepër.