Art & Kulturë

Ekspozita ‘ICY’ më 20 shkurt në Prishtinë

Më datë 20 shkurt në orën 19:00, në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së do të hapet ekspozita ‘ICY’ nga Neron Deshishku.

Ekspozita sjell disa punë artistike të Neronit ndër vite, fotografi të cilat Neroni me aparatin e tij i ka kapur në kohën dhe momentin e duhur duke përcjellë kësisoj emocionin e mishëruar në pamje vizuele. Për Neronin, fotografia si medium i shprehjes artistike mund ta ndryshojë mendimin tonë për botën, dhe perspektivën tonë mbi të.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).