Art & Kulturë

Versioni i ri i Android është ‘parajsa’ e përdoruesve të internetit

Google ka bërë të ditur se sistemi i ri operues Android 8.1, ka aftësinë që të tregojë paraprakisht shpejtësinë e Wi-Fi-ve që ndodhen afër një personi, pa patur nevojë që përdoruesi të lidhet me to.

Këtë e ka publikuar vet Android nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare në Twitter.

“Wi-fi publik janë shpeshherë me probleme. Për herë të parë, AndroidOreo 8.1 u jep informacion të gjithë përdoruesëve që të dinë shpejtësinë e rrjetit të internetit përpara se të lidhen me një wireless të caktuar.”-, thuhet në postimin e Android.

Kështu, ky opsion do të shfaqet poshtë çdo emri wireless-i që ndodhet afër jush, duke e përcaktuar shpejtësinë me fjalët “Very Fast” (Shumë i shpejtë), “Fast” (I shpejtë), “OK”, “Slow” (I ngadaltë).

Sipas Google, ndryshimi midis Fast dhe Very Fast qëndron se përdoruesit mund të shikojnë video me kualitet shumë të lartë kur wirelessi është “Very Fast” dhe video me kualitet normal kur kanë shpejtësinë “Fast”.

Niveli OK i wireless është i përshtatshëm për të lundruar në internet dhe për të hyrë në rrjetet e ndryshme sociale.

Megjithatë ky ospion ka një kleçkë; Të gjitha lidhjet wireless që kërkojnë password për t’i aksesuar, nuk e tregojnë nivelin e shpejtësisë së tyre.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).