Art & Kulturë

Koleksioni i fustaneve të nuserisë nga Ralph & Russo për 2018 është thjesht magjik!

Marka e famshme e rrobave Ralph & Russo ka publikuar koleksionin e saj të ri për 2018 të fustaneve të dasmës, në sfilatën që është zhvilluar në Paris.

Fustanet janë dizenjuar në mënyrë të mrekullueshme, ku disa prej të cilave kanë detaje me lule 3D apo gurë Swarovski dhe mijëra perla.

Veçanërisht mediat britanike e kanë kthyer vëmendjen tek këto dizenjo, pasi shikojnë në to fustanin e mundshëm të martesës që mund të veshë e fejuara e Princ Harry, Meghan Markle. Ky aludim ka nisur pas fustanit nga Ralph & Russo që Meghan ka zgjedhur për fejesën e saj.

A mundet të jetë një prej fustaneve të mëposhtëm i denjë për një dasmë mbretërore? Na mbetet veçse të presim deri në muajin maj për ta zbuluar… Ndërkohë hidhini një sy galerisë me fustanet e mahnitshme të nuserisë.

(Klikoni mbi foto për ta parë atë të plotë)

[envira-gallery id=”15619″]

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).