Një nga këngëtaret më të famshme në botë, Katy Perry, është gjithmonë në formë perfekte në çdo dalje të saj!
Kjo formë fizike i dedikohet “Dietës së 5 Faktorëve”, të cilën këngëtarja e ndjek rregullisht. Kjo dietë përmban pesë vakte të vogla në ditë, ku ushqimet që konsumohen përfshijnë supa të lehta, pulë të pjekur, të gjitha llojet e drithërave, si edhe asparagë të pjekur në zgarë.
Këto receta ushqimore këngëtarja i ka marrë nga trajneri i saj. Ndër pijet e preferuara të Katy janë uji i kokosit dhe lëngjet e frutave të shtrydhura. Dieta e saj e balancuar është shumë e lehtë për në ture, teksa i jep mjaft energji gjatë performancave të saj duke parandaluar edhe sëmundjet.
Katy është një fanse e madhe e ushqimeve të kripira dhe gjatë drekës, ajo preferon një pjatë me kesadija me mish gjeli, fasule të zeza dhe djath me pak yndyrë. Të tjera mesvakte sipas People Magazine që konsumon Katy Perry, janë humusi, perimet dhe Popchips.
Një fakt interesant është se gjatë një koncerti në natën e ndërrimit të viteve, Katy kërkoi që t’i servirnin spinaq, brokoli, selino, kus kus dhe dy shpërta me fruta, ku njëra prej të cilave të përmbante fruta tropikale.