Ambasada Austriake dhe Kongresi Rinor Kombëtar i Shqipërisë
në kuadër të “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” kanë kënaqësinë t’Ju ftojnë
në performancën e kërcimit dhe klasën e valsit
Vals me të rinjtë me pjesëmarrjen e koreografit dhe balerinit solist Eno Peçi
shoqëruar nga balerinët Aneda Lusha, Elda Logo, Semela Skënderasi, Eltion Merja, Kevin Hila, dhe pianistja Laura Lila.
Më 6 Korrik, ora 20:00 Sheshi Skënderbej
Jeni përzemërsisht të ftuar të kërceni valsin vjenez dhe të bëheni pjesë e një koreografie të re së bashku me rininë shqiptare.