Përfundon DEA OPEN AIR – Tirana 2022
Kupa DEA për Goran Paskaljeviç (post mortum)
Kupa DEA 2022, për Filmin më të Mirë me Metrazh të gjatë, shkoi për filmin “Pavarësisht mjegullës » me regji të Goran Paskaljeviç, Itali 2019. Kështu, pas një gare pesëditore, 23-28 qershor, ku morën pjesë 25 fima nga 39 vende të botës, u mbyll të mërkurën në mbrëmje Edicioni i Nëntë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR. Në një atmosferë festive dhe në praninë e artistëve, kineastëve dhe publikut, që e ndoqi, DEA OPEN AIR e përfundoi edhe këtë edicion, duke ofruar sërish përvojë të re kulturore për kryeqytetin si edhe duke vijuar të zgjerojë hartën e njohjes së kinemasë botërore, që këto vite ka prekur pothuaj të gjitha vendet e botës, nga Europa në SHBA, nga Kanadaja në Azi apo Amerikën Latine.
Sipas traditës, ndarja e çmimeve nisi me Seksionin e Filmit Dokumentar, në të cilin sivjet u ofruan 11 filma nga 8 vende të botës: nga Shqipëria e Kosova, Gjermania, Franca, Spanja, Norvegjia deri te SHBA. Për çmimin DEA për Filmin më të Mirë Dokumentar, Juria e Filmit Dokumentar, e përbërë nga: Ilir Kabashi (kryetar – regjisor/Kosovë), Vasjan Lami (aktor, regjisor, dokumentarist – Shqipëri), Erion Kristo (gazetar – Shqipëri)nominoi:
- Venecja diku gjetkë (Venice elsewhere) – Elia Romanelli, Itali 2022
- Përqafimi i fatit: hebrenj dhe shqiptarë (Hug of Destiny: Jews and Albanians– Jakov Sedlar, Kroaci 2019
- Horizontet tona (Our Horizons) – Charlotte Cayeux, Francë 2022
DEA për Filmin më të Mirë Dokumentar shkoi për: Venecja diku gjetkë (Venice elsewhere) – Elia Romanelli, Itali 2022
Juria këtë edicion e pa të pamjaftueshme dhënien e vetëm një çmimi, ndaj vendosi të akordonte edhe një çmim të dytë, Çmimin Special të Jurisë së Filmit Dokumentar, i ciloi shkoi për “Përqafimi i fatit: hebrenj dhe shqiptarë” (Hug of Destiny: Jews and Albanians– Jakov Sedlar, Kroaci 2019.
Juria e Filmit të Shkurtër dhe Studentor e përbërë nga: Esther Maaß (kryetare – aktore/Gjermani), Adele Budina (anëtare – producente/Itali), Redi Mazi (anëtar – regjisor/Shqipëri), nga oferta prej 14 filmash nga 11 vende të botës, nominoi për çmimin DEA për Filmin më të Mirë Studentor, këto kontribute:
- Pazar i rrezikshëm (Lethal Shopping) – Mahay Alayon – Spanjë 2022
- Bolzmann – Janis Westphal, Gjermani 2022
- Batim – Mauro Zaçe, Shqipëri 2022
DEA për filmin Studentor më të Mirë shkoi për: Pazar i rrezikshëm (Lethal Shopping) – Mahay Alayon – Spanjë 2022
Në Seksionin e Filmit të Shkurtër, ku konkuruan 16 filma nga 14 vende të botës, Juria e Filmit të Shkurtër dhe Studentor, nominoi:
- Si uji (Just like Water) – Manos Triantafillakis, Greqi 2021
- Një botë pa kriza (A world free of crisis) – Ted Hardy Carnac, Francë 2021
- Marko – Marko Santic, Kroaci 2021
DEA për Filmin e Shkurtër më të mirë shkoi për “Si uji (Just like Water) – Manos Triantafillakis, Greqi 2021.
I pranishëm në shfaqjen e filmit, por edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, regjisori Manos Triantafillakis u shpreh se dokumentari është një dedikim për babain e tij, dhe se filmi flet për kohën që ikën…”Nuk e besoja se do të merrja çmim. Filmi bën fjalë për rrethin e jetës, dhe shpresoj që prindërit e mi po më shohin nga lart, dhe gëzohen për mua”, tha Triantafillakis.
Çmimi i Medias i DEA OPEN AIR International Film Festival është vendosur për të vlerësuar produktin – nga shkalla e angazhimit qytetar të krijimit artistik për çështje të rëndësishme të komunitetit. Juria e medias, këtë vit, e përbërë nga: Elsa Demo dhe Leontina Nika (gazetare – Shqipëri dhe Kamuran Goranci ( Kosovë) ndau dy çmime – një për kategorinë e Filmit të Shkurtër dhe një për kategorinë e Filmit me Metrazh të Gjatë.
Për Çmimin special të Medias në kategorinë e Filmit të Shkurtër, u nominuan:
- Tramvaj (Tramway) – Bartosz Reetz, Poloni 2021
- Ylberi (Rainbow) – Alexander Vujoviç, Mali i Zi 2021
- Kujtime të përsëritura (Repeated Memories) – Soo-Min Park, Uzbekistan 2021
Çmimi special i Medias për Filmin e Shkurtër më të Mirë shkoi për: Tramvaj (Tramway) – Bartosz Reetz, Poloni 2021.
Për Çmimin special të Medias në kategorinë e Filmit me Metrazh të Gjatë, u nominuan:
- Pavarësisht mjegullës (Despite the Fog) – Goran Paskaljevic, Itali 2019
- Kufijtë, pika shiu (Borders, Raindrops) – Nikola Miloviv & Vlastimir Sudar, Bosnjë-Hercegovinë/Mali i Zi/Serbia 2019
- Blic i fuqishëm (Mighty flash) – Ainhoa Rodriguez, Spanjë 2021
Çmimi special i Medias për Filmin me Metrazh të Gjatë shkoi për “Kufijtë, pika shiu” (Borders, Raindrops) – Nikola Miloviv & Vlastimir Sudar, Bosnjë-Hercegovinë/Mali i Zi/Serbia 2019.
Programi i filmit me metrazh të gjatë mbetet programi qendror dhe konkurimi kryesor i DEA OPEN AIR. Oferta e sivjetme përfshiu filma nga Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi, Italia, Spanja, Gjermania dhe Shqipëria. Konkurimi në këtë program u ndoq nga juria e Filmit me Metrazh të gjatë, e përbërë nga: Steffen Hacker (regjisor/producent – Gjermani), Afrim Spahiu (drejtor fotografie – Kosovë), Andrea Stucovitz (producent – Itali), Altin Basha (regjisor – Shqipëri), Sasho Pavlovski (pedagog filmi – Maqedoni).
Për çmimin DEA për Aktoren më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë, u nominuan:
1. Donatella Finoçhiaro (Pavarësisht mjegullës – Itali 2019)
2. Susanne Wolf (Bardhësi e huazuar – Gjermani 2021)
3. Kristina Stevovic (Kufijtë, Pika shiu – Bosnjë-Hercegovinë/Mali i Zi/Serbi 2019)
Kupa DEA në kategorinë Aktorja më e MIRË – Filmi me Metrazh të Gjatë, shkoi për
Donatella Finoçhiaro (Pavarësisht mjegullës (Nonostante la nebbbia / Despite the Fog) – Itali 2019)
Për çmimin DEA për Aktorin më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë, u nominuan:
1. Florist Bajgora (Bardhësi e huazuar/ Borrowed White – Gjermani 2021)
2. Vasjan Lami (Dy luanë drejt Venecias – Shqipëri 2021)
3. Kastriot Çaushi (Dy luanë drejt Venecias – Shqipëri 2021)
Kupa DEA në kategorinë Aktori më i MIRË – Filmi me Metrazh të Gjatë, shkoi për Florist Bajgora (Bardhësi e huazuar/ Borrowed White – Gjermani 2021).
I pranishëm në mbrëmjen Gala të ndarjes së çmimeve, aktori shqiptar nga Kosova, Florist Bajgora, pas marrjes së kupës, u shpreh se « jam shumë i nderuar që marr kupën DDEA në këtë festival si dhe shumë i emocionuar për fjalët e mira. Për këtë rol kam pasur shumë përgjegjësi, pasi nuk dija asnjë fjalë gjermanisht dhe kam pasur në dispozicion vetëm 24 ditë për t’u përgatitur për të»
Për çmimin DEA për Kamerën më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë, u nominuan:
1. Andreas Köhler (Bardhësi e huazuar/ Borrowed White – Gjermani 2021)
2. Milan Spasic (Pavarësisht mjegullës /Desprite the Fog – Itali 2019)
3. Milos Hacimovic (Kufijtë, Pika shiu/Borders, Raindrops – Bosnjë-Hercegovinë/Mali i Zi/Serbi 2019)
Kupa DEA për Kamerën më të Mirë – Filmi me Metrazh të Gjatë shkoi për Andreas Köhler (Bardhësi e huazuar/ Borrowed White – Gjermani 2021). Trofeun e tërhoqi përfaqësuesi i produksionit, njëkohësëisht drejtor i audicionit të zhvilluar në Shqipëri, nga i cili u përzgjodh Florist Bajgora, Clemens Ehrbach. « Jam shumë i lumtur, që ndodhem këtu për të përfaqësuar produksionin, për një produkt, që duket se u prit shumë mirë nga publiku dhe profesionistët, aq më tepër, që rrugëtimi tij ka nisur këtej, me audicionin e zhvilluar për rolin kryesor »,- tha Ehrbach.
Për çmimin DEA për Skenarin më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë, u nominuan:
Goran Paskaljevic/ Marco Alessi /Filip David (Pavarësisht mjegullës/Despite the Fog – Itali 2019)
Ainhoa Rodriguez (Blic i fuqishëm/Mighty Flash – Spanjë 2021)
Nikola Mijovic/Vlastimir Sudar (Kufijtë, Pika shiu/Borders, Raindrops – Bosnjë-Hercegovinë/Mali i Zi 2019)
Kupa DEA për Skenarin më të Mirë – Filmi me Metrazh të Gjatë shkoi për
Goran Paskaljevic/ Marco Alessi / Filip David (Pavarësisht mjegullës//Despite the Fog – Itali 2019)
Për çmimin DEA për Regjinë më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë, u nominuan:
1. Sebastian KO (Bardhësi e huazuar/Borrowed White – Gjermani 2021)
2. Goran Paskaljevic (Pavarësisht mjegullës/Despite the Fog – Itali 2019)
3. Nikola Mijovic, Vlastimir Sudar (Kufijtë, Pika shiu/Borders, Raindrops – Bosnjë-Hercegovinë/Mali i Zi 2019)
Kupa DEA për Regjinë më të Mirë – Filmi me Metrazh të Gjatë, shkoi për Sebastian KO (Bardhësi e huazuar/Borrowed White – Gjermani 2021)
Trofeun e tërhoqi Clemens Ehrbach, përfaqësues i produksionit dhe atasheu kulturor i Ambasadës Gjermane në Shqipëri, Martin Zickendracht.
Për çmimin DEA për Filminh më të Mirë me Metrazh të Gjatë, u nominuan:
Pavarësisht mjegullës (Despite the Fog) – Goran Paskaljevic, Itali 2019
Bardhësi e huazuar (Borrowed White) – Sebastian Ko. Gjermani 2021
Kufijtë, Pika shiu (Borders, Raindrops) – Bosnjë-Hercegovinë/Mali i Zi/Serbi 2019
Kupa DEA për Filmin më të Mirë – Filmi me Metrazh të Gjatë, shkoi për « Pavarësisht mjegullës » (Despite the Fog) – Goran Paskaljevic, Itali 2019.
Ashtu si në edicionet e tjera, edhe këtë vit, organizatorët në bashkëpunim me kompaninë e telefonisë celularë ONE, organizuan shorteun, e zhvilluar nën moton: SHIKO NJE FILM – FITO NJE DHURATË, fituesit e të cilit u shpallën para publikut tw Natës gala të ndarjes së çmimeve – DEA OPEN AIR 2022.
Duke qenë se biletat e llotarisë përmbanin edhe detyrimin për vlerësimin e filmave, bazuar nën këto të dhëna, DEA OPEN AIR ndau edhe dy çmime speciale të publikut të Tiranës. Vlerësimet u bënë konkretisht në kategoritë: Filmi më i Mirë dhe Aktori më i Mirë.
Çmimi Special i Publikut në kategorinë Filmi më i Mirë shkoi për “Dy luanë drejt Venecias” – Jonid Jorgji, Shqipëri 2021, ndërsa
Çmimi Special i Publikut në kategorinë Aktori më i Mirë, për duon: Vasjan Lami & Kastriot Çaushi për rolet e Vanit dhe Kaçit në «Dy luanë drejt Venecias».
DEA e karrierës ose siç e kanë pagëzuar organizatorët, DEA e MIRËNJOHJES shkoi sivjet në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për jetën dhe veprimtarinë e një prej emrave më të njohur të kinematografisë shqiptare, Muharrem Fejzon, ndërsa DEA HOMAZH iu dedikua njërit prej aktorëve më prezentë në trashëgiminë tonë kinematografike, aktorit Rikard Ljarja.
Duke shpallur mbylljen e Edicionit të Nëntë të Festivalit Ndërkombëtar tv Filmit DEA OPEN AIR – Tirana 2022, organizatorët Edmond Topi (drejtor) dhe Mirela Oktrova (drejtore artistike) njoftuan, se Edicioni i Dhjetë do të zhvillohet në qershor të vitit të ardhshëm (2023).