Art & Kulturë

‘Vajzë Shqiptare’, një pikturë e veçantë

Piktura “Vajzë Shqiptare” (77.5 cm x 63.5 cm) e piktorit të shquar holandez Jan Frederik Pieter Portielje, realizuar në vitin 1870, ndoshta është nga më interesantet e galerisë së punëve të piktorit.

Pesha meditative e modeles deshifrohet qartë me një vështrim të veprës. Impresionuese mbeten gjithashtu ngjyrat e ndezura, karakteristike për punët e piktorit, në të njëjtën kohë evidentim i elementeve të veshjes së gruas shqiptare, gruas së stolisur, gruas që dëshmon qartazi pragun e një solemniteti, sepse e tillë është gjithçka që shikohet në tablo.

Jan Frederik Pieter Portielje ka lindur në vitin 1829 dhe ka vdekur në vitin 1895

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).